
|
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES |
|
KANUNORE DHE REGULLORE E FEDERATES PANSHQIPTARE VATRA
QĖLLIMET E FEDERATES
Kjo Federatė u themelua dhe u vendos pėr kėto qėllime dhe me kėtė program:
Nyje 1. Tė rritė nė mes Shqiptarėve tė Amerikės dhe me anė tė tyre nė mes Shqiptarėve tė Shqipėrisė shpirtin e ndihmės nė mes tyre dhe tė dashurisė pėr kombėsinė e tyre me konferenca popullore dhe botimesh.
Nyje2. Tė rritė mes tyre nderimin dhe dashurinė pėr kanunet dhe institutat e SHBA edhe tė forcojė marrėveshjet e miqėsisė mes qytėtareve amerikanė dhe Shqiptarėve.
Nyje 3. Te pėrkrahė mėsimin e gjuhėve inglishte dhe shqipe dhe tė pėrhape nė mes Shqiptarėve tė Amerikės stėrvitjen dhe doktrinat morale.
Nyje 4. Tė ndihė moralisht pėr pėrmisimin e anėtarėve tė Federatės edhe tė mprojė sa tė mundė immigrantėt dhe punėtorėt shqiptarė.
FRYMA E FEDERATES
Nyje 5. VATRA nuk duhet tė merret me politikė.
ANETARET
Nyje 6. Cdo Shqiptar prej soji qė rron nė SHBA, qė ėshtė 18 vjec e lart, qė ka sjellje tė mirė dhe qė ėshtė normal nga mendja munt tė kėrkojė tė bėhet anėtar i VATRES.
Nyje7. Njė njeri qė beson nė pėrmbysien e Qėverisė Amerikane me mjetė revolucionare ose kriminale, ose tė pakanunėshme nė cdo mėnyrė qė tė jetė nuk pranohet si anetar i VATRES dhe ne qoftėse ka qėne pranuar nga lajthtia or mosdija e zyrtarit emeri i tij do tė shuhet nga lista e anėtarve.
Nyje 8. Nje njeri qė ka marredhenie me revolucionare, qė i pėrkrah keta me para ose me artikuj ose me me konferenca ose me cdo menyre tjetėr nuk pranohet si anetar i VATRES edhe sikur tė jetė nje njeri i ndershem e i urtė dhe faji i tij tė jetė vetėm nje faj moskuptimi. Neqoftėse nje njeri i tille u pranua me pare si anetar i VATRES do shuhet nga lista e anetareve.
Nyje 9. Nje njeri sado i ndershėm tė jetė, ne qoftė se ka zakon tė kundershtojė kurdoherė, tė grindet e tė shaje zyrtaret e Federatės dhe me sjelljen dhe fjalen e tij tė ftohtė e tė largoje njerzit nga VATRA dhe t'a kllase shoqėrine ne harxhe duke shumėzuar e duke zgjatur mbledhjet , nje njeri i kėtille nuk pranohet si anetar; ose nė qoftėse u pranua do tė shuhet nga lista antareve.
TE ARDHURAT
Nyje 10. Te ardhurat e VATRES jane : a) Nga kėstet e pėrmotcme , numeri dhe shuma e kėsteve duke u caktuar cdo mot nga Kuvendi i VATRA , atėhere kur Kuvendi nuk i ka caktuar vazhdohet sistėmi i motit qė dolli. b) Nga botime (libra dhe gazeta)tė VATRES. c) Nga dhurata vullnetare prej anetaresh ose miqsh tė jashtėm tė VATRES.
ZYRTARET
Nyje11. Zyrtare e VATRES jane; Nje Kryetar, nje Sekretar, nje Arketar, edhe katėr Kontrollore. Keta zyrtare tė bashkuar dhe formojnė njė Komission tė Qėndres dhe zgjidhen pėr nje mot nga Kuvndi i VATRES , kuvėnt i cili eshtė nje mbledhje e pėrmotėhsme e mbajtur nga Delegatėt e Degeve tė VATRES.
DETYRAT DHE TE DREJTAT E KOMiSiONiT.
Nyje12. Komissioni organizon Deget, i pranon ne Federatė, ose i heq nga lista e Federatės ne qoftė se nuk i binden Kanunores dhe regulores se VATRA ose porosive tė Kuvendit ose vendime tė Komisionit.
Nyje 13 . Komissioni emėron dhe pushon nga puna axhentė , konferencierė, dhe tė tjere pėrfaqėsojnes ose delegatė tė Vatrės, si pas nevojes, me rroge ose pa rroge.
Nyje14. Komisioni kqyr hesapet e Federatės, cdo katėr muaj dhe me ane tė Kryetarit e tė Arketarit boton ne Bulletin zyrtar tė Federatės e tė hyrat ne Arkėn qėndrore tė shoqėrise.
Nyje 15 Komisioni me ane tė Kryetarit ve ne veprim vendimet tė votuara ne Kuvent dhe pėrkrah Kryetarin pėr tė mbaruar detyrat e tij ne kufi tė Kanunores dhe Rregullores.
Nyje 16. Komisioni mblidhet tė paktėn 6 here ne mot; Ne qoftėse se Kryetari e gjykon tė nevojshme , Komisioni mund tė mblidhet dhe me dendur.
Nyje 17. Thirrje pėr mbledhjen tė Komisionit i ben Kryetarit i cili cakton ditėn dhe oren e mbledhjes.
Nyje18. Katėr Anetare tė Komisionit po ta shohin tė nevojshme , mund ti kerkojen Kryetarit tė therrese ne nje mbledhje ekstraordinare tė Komisionit. Kerkimi duhet tė behet me tė shkruar dhe duhet tė cfaqė ckoqur arsyet pėr cilat desherohet mbledhja ekstraordinare.
KRYETARi i Vatrės
Nyje19. Komisionin dhe kryesisht tėre Vatrėn e kryeson Kryetari i Vatrės.
Nyje 20. Kryetarin e Vatrės e zgjedh Kuvendi i Vatrės dhe vetėm nje Kuvend i Vatrės mund ta nxjerre.
Nyje21. Kryetari gati dhe shtron pėrpara Komisionit cdo pune me rendesi, vecan ben harxhe dhe pėr ndodhjen e Degeve.
Nyje22. Kryetari ne fund tė motit me ndihmen e Komissionit i jep Kuvendit hesap pėr harxhet dhe pėr veprimet e Komisionit.
SEKRETARi
Nyje 23. Sekretari i Qėndres eshtė i dyti zyrtar i Vatrės , ze vendin e Kryetarit kur ky eshtė i larguar, mban deftėre e qėnderes dhe korrespondencen me Deget dhe me anetaret dhe pėrsonat e jashtme, mban rekordet e mbledhjeve tė Komisionit, mban Arshivat, kycet e zyrave dhe tė Arkes.
ARKETARi
Nyje 24. Arketari iVatrės mban fondet e Federatės, pėr tė cilat eshtė pėrgjegjes. Te gjitha sa suma merr duhet ti depozitoje qė atė tė ditė ne Banken e zakonshme tė shoqėrise. S'ka tė drejtė tė mbaje me tėpėr se qint dollare.
Nyje 25. Arketari ben pagesat e vendosura nga Kuvendi ose Komisisoni. Cdo pagese behet me ceke tė cilat vertėtohen me nenshkrimin e Kryetarit dhe tė Arketarit bashke.
Nyje26. Arketari gati hesapet e katėrmuajshme pėr Komissionin dhe hesapet e pėrmotshme pėr Kuvendin.
KONTROLLORET
Nyje27. Kontrolloret duhet tė ndodhen ne cdo mbledhje tė Komissionit, vec nė qoftė se ndalohen nga semundja ose nonje shkak tė papritur.
KUVENDi
Nyje 28 Kuvendi i Vatrės mblidhet nje here ne mot dhe pėrbehet nga delegatėt e cdo Dege tė njohur tė rregullushme nga Komissioni dhe e cila tė ketė numrin e duhur anetaresh.
Nyje 29 Vendin dhe Kohen e Kuvendit e cakton Kuvendi i meparshem, ose neqoftė nje nevoje e shtėrnguar e cakton nje votė e kerkuar dhe e derguar me postė nga Pleqėsia e Degeve. Nė qoftė se se as Kuvendi i shkuar ka caktuar gjesendi as Deget kane dhene leje pėr nje caktim, kuptohet se Kuvendi do tė mbahet ne Boston ne javen e pare tė korrikut.
Nyje 30 Delegatėt ne Kuvend smund tė pranohet vec se nje njeri qė ka qėne anetare i rregullt tė paktėn dy vjet dhe ka paguar tė paktėn gjashtė kestėt e fundit.
Nyje 31. Prova, ne eshtė Delegati nje anetar i rregullshėm ne dy vjetėt e fundit, do ti kerkohet ne Arshivat e Vatrės.
Nyje 32 Nje anetar i rregullshėm pėr me tėpėr se dy vjet , nė qoftė se u largua nga Amerika fiton tė drejtat e nje anetari tė vjetėr posa paguan dhe shkruhet pėrseri anetar qė muajin e pare qė kthehet ne Amerike.
Nyje 33. Nje anetar i rregullut i semur ne nje spital vazhdon se qėni anetar i Vatrės pa paguar sa ndodhet ne spital, po e humbet anetarsine posa del nga spitali nė qoftė se s' paguan kestin se afėrm.
Nyje 34 Kredencialet e Delegatėve tė Kuvendit i kqyr Kryetari me Komisionin ne Zyrat e Vatrės para se tė hapet Kuvendi dhe i vertėton sit e rregullshme ose tė pafuqishme. Delegati , ne mos u pranoftė duhet ti bindit ketij vendimi tė paktėn si mase provizore dhe ka tė drejtė ti kerkoje Kuvendit i cili munt tė pėrmbus vendimin e Komisionit. Ankimi mund ti behet Kuvendit me tė shkruar dhe Delegati i papranuar mund tė thirret nga Kuvendi qė tė shtroje shpjengimet e tij; po nuk mund tė hyje ne Kuvend i pautorizuar, dhe cdo hyrje me pahir nga ana e tij do tė denohet heqjen e anetarsise si nje turbullonjes dhe shkeles i rregullave dhe si nje njeri i paqytėtėruar.
Nyje 35 Chairman i pėrkohshem i Kuvendit eshtė Kryetari i Vatrės, i cili e hap Kuvendin me nje fjalim ku pėrmbledh veprimet e Federatės. Pastaj me vota te hapura zgjidhet Chairman-i i regullt i Kuvendit dhe pas ketij Sekretari dhe Reportėri i Kuvendit.
Nyje 36 Ne Kuvend merr pjese dhe Komisioni i Vatrės i cili s ka votė dhe mund tė marre pjese ne bisedime vetėm pėr tė dhene shpjegime.
Nyje 37 Kuvendi shikon hesapet dhe veprimet e vitit tė shkuar , ben hetime, pyet Kryetarin dhe anetaret e tjere tė Komisionit dhe pastaj voton pelqimin dhe mospelqimin e hesapeve dhe tė veprimeve.
Nyje 38 Kuvendi pasi ben vendime ose ndryshime pėr vitn e ardhshem , zgjedh Komisisonin e ri , i cili shtron nje buxhet pėr bisedim dhe miratim pėrpara Kuvendit.
DEGET
Nyje 39 Vatra pėrbehet nga Dege tė ndryshme tė cilat nuk quhen pjese tė Federatės ne qoftė se nuk i ka njohur ose nuk i njeh Komissioni.
Nyje 40 Deget duhet tė jene plotėsisht tė bindura tė Komissioni; kane tė drejtė tė kundershtojne Komisionin pėrpara Kuvendit me ane tė Delegatit tė tyre dhe asnje me menyre tjetėr.
Nyje 41 Nje dege pėrbehet prej nje Kryetari, nje Sekretari , nje nen-sekretari, nje arketari dhe tre kontrollorėsh.
Nyje 42 Cdo Dege , posa njihet nga Komisioni i Vatrės , merr nje vule , dy deftėre ( njerin pėr rekordet , tjetrin pėr pėr listėn e anetarve), dhe forma deftėsash. Duhet kuptuar mire qė tė gjitha keto gjera tė cilat Dega i merr pa paguar, jane malli i Federatės, dhe duhet ti kthehen pa bisedim Komisionit tė Vatrės kur Komisioni i kerkon prape qoftė sepse e pėrjashtoi Degen nga Federata, qoftse sepse deshiron ti inspektoje. Dega pastaj mund tė ankohet Kuvendit dhe ti marre tė drejtat e saj nė qoftė se jane shkelur nga Komisioni. Po pėr tė kthyerit e mallit tė Federatės smund tė ketė bisedim.
Nyje 43. Deget mbajne dy mbledhje ne vit, njeren pėr tė bere hesapet e pėr tė zgjedhur pleqėsine, tjetren pėr tė zgjedhur nje Delegat ne Kuvend. Mbledhje tė tjera mund tė behen ne qoftė se pleqėsia ose nje shumice anetaresh deshirojne. Mbledhja duhet tė parelajmerohet tė Dielli tė paktėn nje jave me pare , dhe ka fuqi qė heren e pare sado pake anetare qė ne qofshin.
BOTiMET E Vatrės.
Nyje 44 Vatra boton Diellin nje gazetė qėllimi i se ciles eshtė tju jape anetarve lajme dhe ti informoje pėrgjithesisht.
Nyje 45 Fryma e gazatės do jetė pėrparimtare por antirevolucionare.
Nyje 46 Editori dhe ndihmesit e tij zgjidhen nga Komisioni. Neqoftėse do tė jetė e nevojshme nje zyrtar i Vatrės mund tė jetė edhe Editori i Diellit.
Nyje 47 Reklamat pėr gazetėn , pranohen sipas kufirit tė vendit me pagese tė caktuar nga Komisioni. Pelqimi a refuzimi i reklamave lihet ne doren e manaxherit.
RROGAT, PAGESAT DHE TE ARDHURAT
Nyje 48 Cilėt zyrtarė, delegatė, konferencierė, ose punetore tė Vatrės do tė marrin rroge ose shpėrblim, dhe sa do tė jetė rroga ose shpėrblimi , e voton me imtėsi Kuvendi ne buxhetin e zakonshem.
Nyje 49 Komisioni ka fuqi pėr tė harxhuar shuma tė vogla tė pavotuara ne buxhet , Neqoftėse Komisioni vendos me zera tė pėrgjithshem.
Nyje 50 Cdo pagese e bere nga Vatra behet me cek tė firmosur nga Kryetari dhe Arketari..
Nyje 51 Cdo deftėse e dhene nga Vatra pėr para tė marra shenohet nga Sekretari dhe nga Arketari.
MARREDHENiET E QĖNDRES ME DEGET
Nyje 52 Cdo Dege duhet ti bindet Qėndrės gjer ne Kuvendin e ardhshem. Nje Dege ska tė drejtė tė kritikoje ose tė friksoje ne mes tė motit Kryetarin ose Komisionin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore.
Nyje 53 Cdo dege mund tė keshilloj dhe ti ankohet Komisionit, pos ka tė drejtė tė kerkoje botimin e cdo gjeje qė dergon ne Qėndėr.
Nyje 54 Raportėt e mbledhjeve tė Degeve botohen ne organet Vatrės , po raportėt sduhen tė kene fryme polemike, as duhet tė kene qėllim tė goditin tėthori vendimet e Kuvendit.
Nyje 55 Qėndra e mabn kontaktin me Deget me ane tė Bulletinit zyrtar tė botuar tė Diellidhe me ane qarkoresh.
REGULLiME TE NDRYSHME
Nyje 56 Cdo delegat i regullshėm i derguar ne Kuvend ka 1 votė pėr 15 gjer ne 30 anetare qė pėrfaqėson; ka 2 vota pėr 41 gjer 70 anetare qėpėrfaqėson; ka 3 vota pėr 71 gjer 100 ; ka 4 vota pėr 101 gjer 130 anetar dhe 1 votė me tėpėr pėr cdo 30 anetare me shume se 131 e lart.
Nyje 57 Numėri i anėtarve pėr tė caktuar delegatėt zgjidhet duke marre numrin mesatar tė tri kestėve tė fundit sipas pageses qė eshtė bere ne Arken e Qėndres . Per shembull, Neqoftėse nje Dege pati 15 anetarė ne kėstin e Qėrshorit, 25 anetarė ne kėstin e Tetorin, dhe 110 anetarė nė kėstin e shkurtit, qė bejne tėresisht 150 vota nė vit, duke ndare numrin 150 me 3 gjejme 50, dhe pas ketin numeri tė mesme Dega ka aq vota sa i jep numeri 50.
Nyje 58 Anetaret e Vatrės mbajne kopsen tė caktuar qė ne fillim tė pranimit si anetarė. Kur s'janė anėtarė nuk kanė tė drejtė ta mbajnė kopsėn.
Nyje 59 Nje anetar qė shkel rregullat e shoqėrise ose punon kunder frymes se saj ose me sjelljen e tij pakeson rendesine e shoqėrise, dega e tij e heq anetarsinė pasi i kėrkon shpjegime ne njė mbledhje tė Deges. Anetari munt tė qahet te Komissioni, dhe vendimi i Komisionit do jetė pėrfundimtar.
Nyje 60 Nje anetar i padesherushem pėr arsyet e numeruara ne artikullin 59 mund tė shtyhet nga Komisioni i Federatės Neqoftėse Dega ka vonuar tė beje detyren e saj ose nuk ka patur mjaft informata pėr ta shkarkuar anetarin si pjesetar tė shoqėrise. Ky vendim i komunikohet Deges nga Qėndra me ane tė tė Organit tė VATRA. Anetari ka tė drejtė tė qahet me ane tė nje delegatė tė ankohet ne Kuvend pėr masen e Komisionit.
Nyje 61 Komisioni ka tė drejtė tė pakufizuar tė pezulloje cdo Dege qė shkel nje ose me tėpėr nyja tė Kanunores.
Nyje 62 Cdo anetar i Vatrės eshtė i detyruar tė rregjistrohet ne Degen e qytėtit ku eshtė vendosur me pėrjashtim tė caktuar ne Nyjet 63 dhe 64.
Nyje 63 nje anetar qė rron ne nje qytėt ku ska Dege mund tė shkruhet anetar ne Degen e tė pėrndareve
Nyje 64 Zyrtarėt dhe punetorėt e Qėndres mund tė shkruhen nese kane deshirė anetarė ne Degen e tė Perndareve , qė tė shpetojne nga influencat locale. Kur dalin mga puna mund tė vazhdojne tė jene anetare tė Deges se tė Perndareve.
Nyje 65 Dega e tė Pėrndarve ka pėr pleqėsi Komissionin e Vatrės dhe ka Arshiva dhe vule si deget e tjera.
Nyje 66 Dega e tė Pėrndarve dergon si Degėt e tjera Delegatė ne Kuvend. Delegati zgjidhet nga Komisioni i Vatrės.
Nyje 67 Ne mbledhjen e Kuvendit, Komisionit e tė Degėve, vazhdohen rregullat e zankoshme tė mbledhjeve ne Amerike si pėr zgjedhje e nje Chairmain, pėr tė drejtat e Chairmanit tė jape dhe prese fjalen dhe tė pėrzere pėr ca kohe ose pėrgjithnje nje trubollonjes tė mbledhjes, pėr rendimin e votės nga shumica e tė tjera. Po nė qoftė se nje nyje e Kanunores dhe Rregullores tė caktojne ndonje pike ndryshe, Kanunorja dhe Rregullorja ka fjalen e fundit.
Nyje 68 Nje anėtar qė eshtė denuar pėr sjellje tė liga prej Qėndres ose prej Degeve mund tė pranohet si anėtar me dy tė tretat e votave., por nuk ka tė drejtė si zyrtar i Deges, zyrtare i Qėndres ose Delegatė Kuvendesh pėr dy vjet tė paktėn.
Nyje 69 Vatra duhet tė ketė nje liber nderi net e cilin shenohen emrat e zyrtareve tė Degeve dhe emrat e gjithe atyre qė sherbejne moralisht. Kohe pas kohe ose ne cdo kest tė botoje veprimet e zyrtareve tė cdo Dege, shtimin ose pakesimin e anėtarve dhe shkakun e shtimit ose pakesimit tė anėtarve.
Nyje 70 Te gjitha raportėt e Degėve dhe zedheniet duhet ti drejtohen Sekretariatit tė Qėndres dhe botimi i tyre tė jetė ne pėrgjegjesine e Sekretarit dhe jot e Editorit.
Nyje 71 Cdo botim qė i pėrket Degeve duhet tė botohet me marreveshjen e Sekretarit dhe Editorit.
Nyje 72 Neqoftėse se Sekretari me editorin nuk zgjedhin dot botimin e ndonje raporti ose ndonje artikulli kjo do ti shtrohet Komisionit, me kusht qė kur bisedohet duhet tė marre pjese editori.
Nyje 73 Cdo njeri qė pranon tė jetė anetar i Vatrės zotohet ti bindet Kanunores dhe Rregullores pa asnje diskutim
Nyje 74 Nje Delegatė mund tė pėrfaqėsoje gjer tri Dege, duke bashkuar votat. Po votat e mbledhura s'duhet tė kapėrcejne 3 vota.
Nyje 75 Gratė shqiptare mund tė pranohen anetare tė Vatrės me tė gjitha tė drejtat qė kane anetarėt e tjere.
Nyje 76 Studentėt e vėrtetė( bona fide students) paguajne gjysmen e cdo kesti
Nyje 77 Cdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej nje Kuvendi mund tė behet vetėm me pelqimin e dy tė tretave tė votave tė pėrfaqėsuara ne Kuvend.
Nyje 78 Kjo Kanunore dhe Rregullore u votua nga Deget e Vatrės ne Vjeshtėn e Dytė 1926
Nyje 79 kjo Kanunore dhe Rregullore do tė pėrkthehet e do shtypet edhe ne gjuhen inglisht dhe nje kopje do ti depozitohet ne autoritetet e Shtetit tė Massachusetts.
|
