
|
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES |
|
Historia e Vatres eshte drejtesisht histori e Levizjes Nacionale Shqiptare ne Amerike. Vatra eshte organizata qe mobilizoi forcat kombetare ne Amerike dhe me ane te ketyre forcave shpetoi Shqiperine nga copetimi. I ndjeri Faik Konitca e ka pershkruar punen e Vatres me keto fjale ne gazeten Dielli me date 7 korrik 1922: " Ne ditet e errta kur Shqiperia ishte e pushtuar nga ushtrite e huaja, kur Shteti ish permbysur, dhe kur flitej sheshit per copetimit e vendit- Vatra, e keshilluar nga nje pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe deshira e e anetareve te saj, e inkurajuar nga zeri i popullit i tere Shqiptar, e mori persiper te veproje ne vend te Shtetit te vdekur. Nuk kerkoji nderet as te drejten e Shtetit po mori persiper vetem detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatres u- mbajten delegatet, u derguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijera protesta , me nje fjale u organizua mbrojtja e Shqiperise – dhe u organizua aqe mire sa Kryeministri i Greqise Z. Venizelos tha ne Konferencen e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra…. Vazhdon i nderuari Konitca: Shuma e tere e harxheve te bera nga Vatra si zevendese e Shtetit eshte: $197.072.89. keto shpenzime u bene qe ne fillim dhe gjer ne vitin 1922 kur beri llogarine e siperme Faik Konitca.
Themelimi i Vatres. Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e Shqiptareve te Amerikies ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqerise Besa-Besen. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme, mban keto fjale: " E quajme te formuar Federaten Pan Shqiptare Vatra te Amerikes, prej Shoqerive Besa-Besen, Flamuri I Krujes, shoqerise Kombetare dhe Dallandyshja" Ne kete mbledhje historike u emerua nje pleqesi e perkohshme prej ketyre zoterinjve. Sekretar At Fan Noli, Arketar Llambi Chikozi Manager i Gazetes Dielli Kristo Kirka Organizatoret e degeve te federates: Faik Konitca dhe Kristo Floqi. Mbikqyres se gazetes Diellit: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Pan-ShqiptareVATRA , u njoh prej shtetit te Masaçusetit dhe mori Charten me 13 Qershor 1912. Ne charten figurojne keta emra: Faik Konitza, Lambi Chikozi, Fan S Noli , Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta.
Roli i Vatres ne Luften Ballkanike dhe ne Luften e pare Boterore. Si e thame me pare, Vatra u themelua ne 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi lufta Ballkanike dhe me 28 nentor 1912 u shpall pavarsia e Shqiperise ne Vlore. Per te mbrojtur te drejtat e Shqiperise Vatra dergoi Faik Konicen ne Evrope dhe kisha jone kombetare dergoi At Fan Nolin. Faik Konitca mbeti ne Evrope gjer sa mori fund lufta e pare Boterore, At Fan Noli u kthye ne Amerike me 1915 dhe mori persiper fatin e VATRES ne dore. Gjate luftes se pare boterore VATRA u forcua shume. Gjate kesaj kohe gazeta DIELLI u be e perditshem nen nen drejtimin e zotit Kost Chekrezi.
Gjate kesaj kohe u organizuan trupa vullnetaresh, u themelua Banda VATRA ne udheheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emeruan gjithashtu delegate ne Londer me ne krye te nderuarin Mehmet Konitca. Ne afersi te fundit te luftes te pare boterore me qershor te vitit 1917 , VATRA hapi Fushaten Historike per Shpetimin E Shqiperise, me keto fjale te paharruara prej Hiresise Tij Peshkop Nolit:"Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike." Kur hyri Amerika ne lufte me prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalen se do te mbroje pavarsine e Shqiperise- Wilsoni e mbajti fjalen gjer ne fund. Pa perkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqiperi.
Me 1920 me ane te VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranet, te cilen nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua. Bashke me keto vepra s’duhen harruar dhe veprat letrare qe VATRA i ka dhene botes shqiptare. Me ane te VATRES dhe VATRANEVE jane botuar me mijera libra. Librat e fundit qe u botuan me ane te VATRES jane; Historia e Skenderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez ne gjuhen angleze.Keto dy libra monumentale te qendisura bukur prej IMZOT NOLIT , u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit"KREMTORIA" qe botoi Peshkopata u mblodhen nga VATRANET. Me pas VATRA nepermjet kuvendeve te saj vendosi te perqendroi veprimet e saj ne keto pika: VATRA duhet te mundhet te mbledhe ne gjirin e saj rinine; kryesisht VATRA duhet te mbetet si nje organizate letrare dhe mireberse, VATRA duhet te krijoje nje fond te vecante per studentet ashtu sikunder ka bere dhe me pare.
KOMISIONI I VATRES PER VITIN 1954-1955 Kreytari Nderit Peshkop F.S. Noli(Ph.D); Kryetar Gregory Speros; Nen kreytar Adem K Vishocica Arketar Llambi Misho; Sekretar Shefqet Kamber(Benca); Editor i Dielli G.M Panariti PJESETAR TE KOMISIONIT Kemal Veisel, Nicholas Vesio, Pandeli Michael, Koli Janollari, Van Konari. Pjesetar reserve: Seit Beqo Selenica, John Tassey Chris Theodore. Anetaret e Keshilles: Ismail Emin, Ramadan Ali Arza, Petraq Andon, Sadik Kamber Pepellashi, Ismail Mevlani, Xhafer Pojani.
|



|
Presidenti Wilson duke iu drejtuar sesionit te bashkuar te Kongresit Ameirkan ne 1917 |
