

|
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES |
|
Dėgjoni intervistėn - Dėgjoni (MP3) Tė mėrkurėn, nė Universitetin Harvard tė Bostonit njė numėr studiuesish shqiptaro-amerikanė u mblodhėn pėr tė pėrkujtuar Faik Konicėn, njeriun e shquar tė letrave dhe tė diplomacisė, eruditin dhe bashkėthemeluesin e organizatės Vatra, i cili ia kushtoi jetėn pavarėsisė dhe pėrparimit tė Shqipėrisė.
Nė diskutim folėn Van Kristo, drejtor i organizatės Frosina, Profesor Gregory Pano i Kolegjit Shtetėror tė Salemit, Artur Liolin, kancelar i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė dhe Agron Alibali, studiues nė Universitetin e Masaēusetsit nė Boston. Diskutimi u drejtua nga doktore Ardeta Gjikola e Shkollės Pasuniversitare tė Arteve dhe Shkencės nė Harvard, universiteti ku edhe studioi Konica.
Konica ishte ndėr diplomatėt mė tė shquar tė akredituar nė Uashington para luftės sė Dytė Botėrore dhe nė bazė tė disa studimeve tė fundit, ai kishte njė botėkuptim shumė tė qartė dhe modern pėr ēėshtjet kushtetuese. |