

|
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES |




|
Me 13 Qershor 2009, ne Usstin Hall, Monroe College, Bronx, New York, Federata PanShqiptare e Amerikes pati nderin te organizoje nje conference kulturore me rastin e 100 vjetorit te botimit te gazettes em te vjeter shqiptare ne bote, Gazetes Dielli . Per te pranishmit referate u paraqiten prej Prof. dr. Beqir Meta ; Anton Ēefa;Sevdai Kastrati; Dalip Greca; Prof. dr. Muharrem Dezhgiu, Naum Prifti dhe Idriz Lamaj . Me poshte mund te lexoni te plota referatet e prezantuara si dhe urimet e pergezimet e marra prej njerezve e njesive te ndryshme. |
|
LETĖRSIA ARTISTIKE NĖ FAQET E GAZETĖS DIELLI nga NAUM PRIFTI
Kur flasim pėr letėrsinė artistike nė faqet e Diellit, kemi parasysh si letėrsinė origjinale nga autorė shqiptarė, ashtu edhe letėrsinė e pėrkthyer nga gjuhėt e tjera, prozė e poezi, meqė ato pėrbėjnė njė binom tė pandarė. Duke shfletuar Diellin befasohemi nga larmia e shkrimeve artistikė tė botura qysh kur filloi botimi i tij mė 1909. Nė faqet e tij shihen autorė me famė ndėrkombėtare, e midis tė tjerash vlen tė shėnohet se janė botuar jo vetėm tregime tė shkurtra, dhe poezi qė praktikisht zenė pak vend dhe preferohen nga gazetat, por edhe novela qė vazhdonin disa numra me radhė. Pėrzgjedhja e veprave tė botuara dėshmon kulturėn e gjerė tė editorėve tė Diellit, njohuritė e tyre pėr letėrsinė botėrore dhe po ashtu kontaktet me kritikėn bashkė kohėse. Fan Noli, Konica dhe kryesia e Vatrės synonin ti njihnin emigrantėt shqiptaro-amerikanė, me disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore, edhe pse shumica e lexuesve tė Diellit ishin analfabetė, ose vetėm me disa klasa tė fillores. Ata e shihnin letėrsinė si mjet efikas pėr edukimin artistik tė emigrantėve dhe njėkohėsisht patriotik. Nga ana tjetėr botimi i letėrsisė artistike, sidomos pėrkthimet ndihmonin tė hidheshin poshtė denigrimet e pasosura pėr gjuhėn shqipe nga shovinistėt grekė, si gjuhė barinjsh, e pa aftė tė shprehte ndjenja tė holla, mendime artistike e filozofike. Nė kohėn kur nė ShBA doli nė dritė Dielli nė trojet etnike shqiptare, dua tė them nė katėr vilajetet e saj, nuk kishte asnjė gazetė, asnjė revistė shqip, mbasi qeveria turke i quante subversive. Patriotėve Rilindės su mbeti rrugė tjetėr veē ti botonin gazetat, revistat e librat shqip jashtė kufijve tė perandorisė Otomane. Shtegun e ēeli De Rada me botimin e revistės Fiamuri i Arbėrit nė Itali mė 1883, e pėrmuajshme politike, shoqėrore, kulturore. Pastaj botimi i gazetave e revistave mori hov nėpėr kolonitė shqiptare Bukuresht, Sofie, Athinė, Kairo. Nė Amerikė patrioti Sotir Peci nisi botimin e gazetės Kombi mė 1906. Aty punoi disa kohė edhe Fanoli dhe pėrvoja e fituar e ndihmoi tė drejtonte me sukses gazetėn Dielli. Noli ka qenė editori i saj i parė, ai qė e vuri mbi themele tė shėndosha, ēka e dėshmon jetėgjatėsia e saj njė shekullore. Gazeta si organ i Federatės Panamerikane Vatra kishte karakter politik, shoqėror e kulturor, pra ti shėrbente komunitetit dhe atdheut. Letėrsia artistike zakonisht nė gazetat jo specifike qe e rastėsishme, anėsore, jo e pėrhershme. Nuk ka asnjė gazetė tjetėr qė ta ketė kundruar letėrsinė si pjesė integrale tė punės sė saj. Nga kjo anė gazeta Dielli shėnon njė rekord nė shtypin shqiptar tė para luftės dhe tė pas luftės II botėrore, si brenda e jashtė atdheut. Merita i takon konceptit qė kishte Noli, editori i Diellit, pėr rolin dhe vlerėn e letėrsisė artistike. Pikpamjet e tij gjetėn pėrkrahje si nga Konica, ashtu edhe nga Kristo Floqi, Kostė Ēekrezi, njerėz me kulturė e vizion pėr tė ardhmen. Te koleksioni i Diellit, vėrehen emra autorėsh tė antikitetit, sikurse Eskili, Herakliti, te ata tė Mesjetės, Shakespeare, Moliere, Cervantes, Khajam, te klasikėt Gėte, Heinrich Heine, Ibsen, Victor Hugo, Maksim Gorki, Tolstoi, Mopassan, Stendhal, Alphons Daudet, Ibanez, Longfellow, Irving Washington e deri te kontemporanėt Fridrih Niēe, Rudyard Kipling, Edgar Allan Poe, Bjornson, etj. etj. Shumė nga pėrkthimet mbajnė firmėn e Nolit, ose psudonimet qė pėrdorte. Te libri Noli i panjohur Efthim Dodona, me hulumtimet pėr jetėn e Nolit nė Harvard, ribotoi edhe pėrkthimet e tij botuar te Kombi dhe te Dielli. Ai vėren se komedinė me njė akt Martesa me pahir tė Molierit, Fanoli e quan adaptim mbasi ndryshoi, mė sakt shqiptarizoi emrat e personazheve, spostoi vendin e veprimit nė Korēė dhe latinizmat i ktheu nė greqizma duke vėnė nė lojė elementėt progrekė. Atje ku profesori grek e pyet me ēgjuhė do ti flasė, latinisht, gjermanisht, frėngjisht, turqisht, protagonist ngulmon Jo! Shqip, shqip, shqip! Noli e pėrfundon komedinė me thirrjen Rroftė Hyrieti. Rroftė Korēa greke! Poshtė Masonėt! duke e aktualizuar qė tė shijohej nga shikuesit emigrantė. Novelėn e Stendalit Vanina Vanini Noli e zgjodhi pėr tė theksuar dramėn e heroinės, e cila pėr tė fituar tė dashurin denoncon kryengritėsit karbonarė, por pėson disfatė se Misirili e neverit sapo merr vesh ngjarjen. Dashuria e tij pėr atdheun ėshtė mė e madhe se pėr Vaninėn, ēka na kujton vargjet e Petėfit Pėr dashurinė jap jetėn/Pėr liri jap dashurinė. Te Dielli gjejmė pėrkthime nga Faik Konica, Kost Ēekrezi, Dennis Kambury, autor i fjalorit tė parė anglisht-shqip (1917), Shevqet Bėnēa, Dhionis Karbunara, tė cilėt janė tė periudhės mė tė hershme. Veē pėrkthimeve tė spikatura nga Anglishtja, gjermanishtja, frėngjishtja, rusishtja, jidishtja, disa prej tė cilave zunė vend nė antologjitė e shkollave, sikurse Korbi dhe Anabel Lee tė Edgar Allan Poes, Noli botoi mjaft poezi origjinale, midis tė cilave edhe Jepni pėr Nėnėn, (25 maj 1917) njė manifest qė ngriti peshė zemrat e shqiptarėve tej e mbane Amerikės. Dy vargjet e saj Mbahu Nėno, mos ki frikė/ Se ke djemtė nėAmerikė u kthyen nė shprehje popullore. Epopeja u pėrsėrit gjatė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, (1999) me ndihmat kolosale materiale nga emigrantėt dhe me vullnetarėt e Batalionit Atlantiku qė rrėfyen se nė rembat e shqiptarėve vazhdonte tė rridhte gjaku i Isė Boletinit dhe Adem Jasharit. Gjatė njė shekulli Diellin e kanė drejtuar njė sėrė editorėsh, tė cilėve u shprehim mirėnjohjen pėr aftėsitė dhe zellin e treguar. Pa pėrjashtim tė gjithė kanė mbajtur lart dashurinė pėr atdheun, tė pandarė nga dashuria pėr liri. Pėrkulemi me nderim pėpara kujtimit tė Kostė Ēekrezit, Qerim Panaritit, Xhevat Kallajxhiut, Refat Gurazezit, Eduard Liēos, Arshi Pipės dhe shprehim respekt pėr editorin e fundit poetin dhe studiuesin Anton Ēefa. Kėrkojmė falje qė nuk po i pėrmendim tė gjithė. Dielli u bė tribunė e mendimit shqiptar, jashtė vargojve te censurės komuniste. Nė shkrimet letrare tė kėsaj periudhe shprehet malli pėr vendlindjen, vuajtja nga mbyllja hermetike e kufijve, dėshira pėr ta parė atdheun tė lirė. Do tė sjell si shembull poezinė e Xhevat Kallajxhiut Si e dua Shqipėrinė, jo aq pėr bukurinė e vargjeve, se sa pėr mendimin qė ngėrthen. Un e dua Shqipėrinė Tė fortė, tė lulėzuar, Me dy bijat tė bashkuar Me Kosov e Ēamėrinė, Nga Mitrovica nJaninė. Un e dua Shqipėrinė, Qė tė hy e dal lirisht, Tė flas haptas, sinqerisht, Pa frikė dhe kėrcėnime, Pa burgje dhe internime. Poeti i poemit Vallja e Vdekjes bėhet kėsisoj zėdhėnės pėr ndjenjat dhe mendimet e tė mėrguarve politikė. Do tė sjell edhe njė shembull tjetėr, poezinė e Agim Karagjozit kushtuar dhimbjes pėr vdekjen e Nėnės, hidhėrimit qė nuk iu ndodh nė ēastet e fundit, njė poezi e ndjerė, mbrujtur me mallėngjim. Nė bazė tė copave tė botura te Dielli, Qerim Panariti redaktoi librin e Konicės Shqipėria Kopshti shkembor i Europės Juglindore, dhe po ashtu mblodhi krijimet e Fanolit te Album (II) me krijimet e pambledhura nė Albumin e parė, duke evidencuar trashėgimin e Nolit. Refat Gurazezi botoi njė historik tė Vatrės, Arshi Pipa botoi njė sėrė studimesh per De Radėn e letėrsinė shqipe, Eduard Liēo hartoi pėrmbledhjen e bukur Flamurtar i Kombit pėr figurėn e Nolit nga autorė qė e kanė njohur sė afėrmi. Diellie pasuroi letėrsinė shqipe, me pėrkthime cilėsore tė autorėve tė huaj, prozė e poezi. Shumė nga ato vepra, si Vanina Vanini, Madam Fifi, Martesė me pahir, Dy miqtė u ripėrkthyen dhe u botuan nė vitet 60-70, dhe ne i lexuam me kėnaqėsi, pa e ditur se ato ishin pėrkthyer e botuar te Dielli gjysmė shekulli mė parė. Ky fakt tregon se pėrzgjedhja e autorėve ka qenė cilėsore. Nė 100 vjetėt e rrugėtimit tė tij historik Dielli ka qenė tribunė e mendimit demokratik tė pa censuruar, e njėkohėsisht tribune pėr krijimet artistike tė emigrantėve politikė dhe tė emigrantėve tė rinj pas vitit 90. Botimet e letėrsisė artistike te Dielli ruajnė vlera tė larta estetike dhe njėkohėsisht gjuhėsore.
New York -qershor 2009 |
|
Gazeta Dielli, shkollė e shtypit tė lirė pėr gazetarinė shqiptare NGA DALIP GRECA Dielli, nė trashėgiminė e publicistikės shqiptare, meriton vend nderi. Parė nga ana profesionale,nė kėndin e lėvrimit tė gjinive publicistike,gazeta njėshekullore e shqiptarėve tė Amerikės, pėrbėn njė shkollė mė vete pėr gazetarinė shqiptare. Ajo pati ndikim tė rėndėsishėm nė shtypin e kohės dhe nė faqet e saj dėshmohen gjurmėt e historisė kombėtare.Nė kėtė kuptim Dielli ngjason me njė minierė me pasuri tė rralla. Nė kėndvėshtrimin profesional gazeta mbetet njė model i pavjetėruar. Rubrikat e Diellit kanė qenė interesante dhe mbeten aktuale edhe pėr kohėn qė jetojmė. Rubrika tė tilla si: Ēngjet nė botė?; Zyra e shtypit njofton, Kabllogram nga Tirana,Letra nga kėndonjėsit, Nga shtypi i Shqipėrisė,Kryetari i Vatrės pėrgjigjet, Shėnime editoriale, Bisedė me editorin,Pyetje-pėrgjigje me konsullin e Shqipėrisė,Nėpėr degėt e Vatrės,Ta themi mes nesh(rubrikė qė lindi pas viteve 50) etj.,sillnin gjithmonė materiale tė freskėta e nxisnin polemikat mes lexueseve dhe bashkėpunėtoreve dhe mbanin gjallė kuriozitetin e lexusve. Rrallė gazetė ka ditur tė vjelė mendimin e lexuesit pėr shqetėsime tė ndryshme nė faqet e saj dhe tė nxisė polemikat,si gazeta Dielli, e cila e ka shfrytėzuar mjaft mirė karakterin shpėrthyes dhe polemizues tė shqiptarėve, qė nuk pranojnė askėnd mė tė zot se veten. Nė 25 vitet e para Dielli botonte shėnimin, ku ftonte lexuesit tė shfaqnin mendimete tyre, por me njė kusht:Pa e kaluar gardhin e problemit tė hedhur pėr diskutim! Njė pėrvojė tjetėr qė sjell Dielli qėndron nė fushėn e gjinive publicistike: hartimi i lajmit tė shkurtėr, komenti pėrmes fakteve, analiza problemore, pamfleti, kronika, skica, fejtoni, intervista, mendoj se sjellin pėrvojė me vlera edhe pėr sot. Dielli ka praktikuar shpesh njoftimin e shkurtėr; gati njė lajm njė radhė.Citojmė disa shembuj nga numėri 4036 i Diellit tė 10 janarit 1928:Prefekti i Gjirokastrės,z. Rexhep Jella u transferua nė Korēė, dhe prefekti i Korēės,z.Zef Kadarja,u transferua nė Gjirokastėr.Me kaq lexuesi e ka marrė informacionin,pėrkundėr dukurisė qė ndodh sot nė shtypin shqiptar, ku gazetarėt me njė tė dhėnė tė tillė nxijnė gjysmėn e faqes sė gazetės, nė mos mė shumė.Ose lajm tjetėr nė numrin pauses,4037: Theatri i ri i filmit, qė qė u ndėrtua nė Korēė ėshtė mė i madhi nė Bllkan.Ai ka 900 frona (vendeuleje).Me kaq mbaron lajmi. Ose njoftim tjetėr njėradhėsh:Zoti Sefer Prishta shkon nė Shqipėri.Z. Gjon Mili doli nga spitali shėndosh e mirė. Kėtė javė ishte nė Boston. Zoti Hamit Rabia doli shėndoshė nga spitali. Po kėshtu ndodh edhe me shkrimet kronikė. Informacioni nuk pėrzjehej me komentin; psh kur jepet lajmi se nė kthimin nga vizita qė bėri nė Shqipėri Ministri i Shqipėrisė nė Washington. Z. Konica, u ndal nė Romė dhe u takua me kryeministrin Musolini,Dielli nuk stėrzgjatet nė komente,vetėm informon (Shih: Dielli 29 janar 1929); Ose kur jep njė lajm qė nuk e ka burimin tė sigurtė shėnon se lajmi ende nuk ėshtė verifikuar (psh lajmi pėr internimin e opozitės ruse (Dielli mars 1929). Gazeta Dielli ka qenė njė shkollė e vėrtetė pėr ti edukuar shqiptarėt me frymėn kombėtare, siē ka qenė dhe njė mėsues i duruar pėr tu mėsuar emigrantėve analfabetė mėsim e kėndim shqip.Njė ndėr shembujt qė tregon se gazeta ishte shkollė pėr tė mėsuar shqipen e shkruar,ėshtė Gjon Mili. Gazeta e prezanton Gjon Milin nė numrin e vet tė 25 majit 1928 nė faqen e dytė.Prezantimi e merr spunton nga njė pėrrallė me titullin Endėrr qė ka pėrkthyer nga rumanishtja nė gjuhėn shqipe Gjon Mili. Me kėtė rast redaksia bėn kėtė prezantim:Zoti Gjon Mili,ish arkėtar i Vatrės, i rritur nė Rumani, kur erdhi nė Amerikė, nja pesė vjet tė shkuara (duhet tė ketė qenė viti 1923), nuk e dinte mirė shqipen. Po tė marrim atė gjė nė sy, do tė shohim nga pėrralla e pėrkthyer se pėrparimi qė ka bėrė me shqipen ėshtė me tė vėrtetė pėr tė vėnė re, shkruante Dielli. Nė fakt pėrkthimi i pėrrallės, qė ėshtė botuar i plotė nė faqet e Diellit, shquhet pėr njė shqipe e pastėr dhe tė pangarkuar me fjalė tė huaja. Pėrralla zė njė kolonė e gjysėm nė faqen e tretė tė gazetės tė numrit tė publikuar me 25 majit (1928). Mė pas Gjon Mili ndeshet nė kronikat e Diellit, veēanėrisht nė koleksionet e viteve 1928, 1929, 1930. Ai herė del reporter nė mbledhje tė degės 42 Vatrės nė Pitsburgh,PA, herė Chairman, herė sekretar, e deri dhe pjesėtar i komisioneve kulturore ose fondmbledhėse, siē ishte rasti kur u shfaq njė film qė e kishte sjellė konsulli George N Prifti nga Shqipėria, ndėrsa tė ardhurat shkuan pėr Kryqin e Kuq Shqiptar.Nė mars 1930 mėsojmė se ai ėshtė nė Boston, pas njė problemi shėndetėsor,qė e kaloi me njė shtrim nė spital. **** Dielli ishte ungjilli i shqiptarėve tė Amerikės,tė cilėt tė mbledhur rreth Vatrės, e kthyen atė nė njė busull orientuese nė kohė tė trazuara,kur kombi shqiptar pėrjetonte ēastet e vėshtira tė egzistencės.Do tė mjaftonte shfletimi i programit tė kėsaj gazete pėr tė gjykuar mbi misionin,orientimin,guximin dhe arritjet nė fushėn e atdhetarisė,shtetsisė dhe gazetarisė shqiptare. Gazeta Dielli qe me fat sepse qė nė numrin e parė trashėgoi erudicionin e Fan Nolit, stilin e tij sa ironik aq dhe sarkastik;e mė pas edhe pėrvojėn e vyeshme e stilin polemizues,por dhe plot elegancė tė Faik Konicės,pasuar nga Kristo Dako, Kostė Ēekrezi, Bahri Omari, Rafat Gurrazezi,Qerim Panariti,Nelo Drizari, Xhevat Kallajxhiu, Athanas Gega e deri tek Anton Ēefa. Mbi tė gjitha Faik Konica, i mbiquajturi babai i gjuhės shqipe solli tek Dielli shkollėn e madhe tė Albania-s, ēka shėrbeu nė rritjen e standardeve tė profesionalizmit tė Diellit. Duke shfletuar koleksionet e Diellit, bindesh se secili prej editorėve i dha ngjyrėn e stilit dhe tė shpirtit tė vet gazetės sė shqiptarėve tė Amerikės.Lėnda qė rrjedh nė faqet e Diellit i ngjanė njė pėrroi malor qė rrjedh rrėmbyshėm; nė tė ėshtė pėrjetėsuar jo vetėm historia e shqiptarėve tė Amerikės, por e gjithė shqiptarėve, kudo qė jetojnė. Aty ėshtė kombi shqiptar, aty ėshtė shteti shqiptar, pasi qe fat pėr Vatrėn qė lindi para shtetit dhe e orientoi shtetin,qė foshnje. *** Natyrisht qė nė faqet e Diellit janė dhe gjurmėt e marrėzive tė shqiptarėve, gėrrmerreve pėr hiēmosgjė,grindjeve pėr pesė para spec, kritikave tė ashpra, mospajtimeve edhe pėr gjėra elementare.Nė koleksionin e Diellit gjen me tepri polemikat e pafundme,qė harxhonin aq shumė energji,saqė po tė ishin orientuar nė kahjen e duhur, do tė kishin bėrė mrekullira dhe vetė Vatra do tė kishte pasė mė pak telashe e mė shumė fuqi si shėrbestare e Kombit. Gjatė ėshtė polemizuar mes palėve tė kundėrta pėr Fan Nolin, veēanėrisht pas rėnies sė tij nga froni i kryeministrit dhe emigrimit nė Europė. Pėrveē mospajtimeve politike,qė e akuzonin Nolin si mbartės i fantazmės komuniste,u hapėn edhe debate pa bukė siē ishin ato nėse kishin apo jo vlerė pėrkthimet e Nolit nga Shekspiri.Pėr mė shumė se njė vit kanė vazhduar polemikat mes pėrkrahėsve tė Nolit dhe kundėrshtarėve tė tij pėr pėrkthimin e tragjedisė Hamleti. Kėshtu psh nė numrin e 6 janarit tė vitit 1928, sekretari i degės 56 tė Vatrės nė Boston,Sotir Katundi,shkruante se pėrkthimet e Nolit nuk i shėrbejnė letėrsisė, por ai e ka bėrė kėtė vetėm pėr tu rrėmbyer ca dollarė disa gjysmakėve. Kritika e Katundit pėrshkohej nga tone inatēore dhe fjalor i papėrshtatshėm pėr Imzot Nolin, kur shkruante se Dhelpra plakė, Noli ynė, e dinte qė koha ende nuk kishte harrirė,qė tė pėrktheshin vepra klasike, mirėpo qe nevoja e madhe pėr ca para Dhe kėshtu dordoleci i njohur nuk humbi kohė dhe na dolli me reklamat e tij bombastike:Vepra klasike,Sheakspeare-iane ! Letėrshkruesi e mbyll aktakuzėn e vrerosur me parashikimin,qė natyrisht nuk i doli,se kėto pėrkthime do tė zinin pluhur e askush nuk do ti zinte me dorė. Debati duket se ka filluar mė herėt se sa viti 1928 nga e sollėm citimin, sepse nė njė letėr tė nėshkruar nga Shefqet Benēa dhe botuar nė numrin 4036 tė Diellit thuhet se Ndonėse kemi 3 muaj qė ngjiremi duke biseduar pėr Hamletin qė ka masakruar Noli ynė, bisedimi qėndron prapė atje ku ish qėkurse u hap.Ky moskuptim vjen nga qė nuk kemi marrė vesh edhe pse bisedojmė. Sipas Benēės,veprat e Shekspirit janė mjaft tė vėshtira ose tė pamundura fare qė tė pėrkthehen.Shqipja jonė nuk ka fjalė tė mjafta qė tė japin kuptimin e gjithė fjalėve tė inglishtes qė ka pėrdorur dramaticieni englez. Kjo gjė ėshtė e njohur dhe nga i vetmi shkrimtar shqiptar, Z. Konica. Pas kėsaj vjen paralelizmi pėrēarės i autorit tė letrės:Kurse njė shkrimtar i vėrtetė, si Konica, pranon se pėrkthimi i dramave tė Shekspirit ėshtė mjaft i zorshėm,njė shkrimtar ēitak,si Noli ynė, nuk mund ti kuptojė dot fare.Dhe si provė tė moskuptimit tė tij kemi numėruar ndonja njė mijė gabime,ku shkrimtari Fan Noli,nė disa vende nuk ka ditur mirė shqipen,dhe nė shumė vende tė tjera,nuk ka kuptuar dot anglisht! Sulmet vazhdojnė dhe tema pėr Hamletin qėndron e hapur thuajse pėr 15 muaj replikohet pėr dilemėn: Jo tė rrosh a tė mos rrrosh, por a e ka pėrkthyer mirė Noli Hamletin apo jo! Disa vėnė edhe baste me 100 dollarė pasi tė ngrihej njė komision prej tre vetash. Dielli ka botuar edhe reagim nga pala mbrojtėse,e cila kėrkon qė tė mos ngatėrrohen gabimet dhe idetė politike tė Nolit me pėrkthimet e tij. Ismail Mevlani,sekretar i njėrės prej degėve tė Vatrės, replikon njėherazi me shumė prej kritizerėve: Hamdi Lumit, i kthen pėrgjigjen se Noli i kishte mėsuar Lumit ABC-nė, dhe nuk i kishte hije tė diskutonte nivelin e pėrkthimeve tė mėsuesit tė vet. Pėr Sotir Vasil Katundin,thotė se e njeh mirė kėtė njeri qė ssheh nga sytė as nė shqip as nė anglisht (Vini re stilin e replikės Ssheh nga sytė!); Shefqet Benēėn e quan fonograf tė Rohd Islandit dhe kritikat ndaj Nolit i cilėson personale.Ky debat ndeshet pėrgjatė tre muajėve tė fundit tė vitit 1927 dhe pėrgjatė tė gjithė vitit 1928. *** As viti 1929 nuk solli paqe mes Nolit dhe Diellit, ndėrkohė qė pėr Konicėn ka editoriale, ka fotografi qė zėnė tė gjithė faqen e parė, ka shkrime lėvduse, ka njė vėmendje tė jashtzakonshme, pėrsa kohė Nolit ia kishin mbyllur portėn. Kėshtu psh, vizita e Konicės nė Shqipėri nė Vjeshtėn e dytė tė vitit 1928 (24 tetor) ėshtė pėrcjellė me detaje nga Dielli, qė nga nisja nė Boston, i pėrcjellė prej Konsullit George Prifti dhe kryetarit tė Vatrės, Aqile Tasi, pritja madhėshtore me ceremoni zyrtare brenda nė vapor nė Durrės,pa zbritur fare nė tokė, prej Ministrit tė Drejtėsisė Hyqmet Delvina e adjutantit tė Mbretit, nėnkolonel Seregji, pritja tek prefekti i Durrėsit, ku ishin edhe Abdurrahman Krosi, Fazli Frashėri dhe Ymer Fortuzi etj. Nė port kishin nxjerrė njė detashment marinarėsh pėr nder tė Ministrit Konica. Vetė Mbreti i dha audiencė Konicės, pa zėnė ende vend nė hotelin Kontiental,ku ai pushoi gjatė kohėqėndrimit nė Tiranė. Mbreti ia njihte sqimėn prej beu Faikut,ish kundėrshtarit tė tij tė rreptė, ndaj ia bėri nderet nė shkallėn sipėrore absolute. Ndėrkohė qė kryeministri Koēo Kota, do ti bėnte vizitė kortezie nė hotel menjėherė sapo Konica ishte larguar nga Mbreti. Dielli nuk harron ta ndjekė ikonėn e vet dhe tė Vatrės, Konicėn edhe nė pritjen qė dha pėr tė Bashkia e Tiranės,qė e nderoi kryediplomatin me tė gjitha nderet, edhe paraqitjen e tij nė Parlament etj. Deri sa u kthye nė SHBA nė shkurt tė vitit 1929, Dielli e pėrshkroi me hollėsi vizitėn. Gazeta do ti hapte faqet e veta pėr kėtė vizitė edhe pėrgjatė dy vjetėve, ku Konica botoi mbresat e tij nėn titullin Shqipėria si mu duk. *** Po ēndodhte ndėrkohė me themelusin e Diellit, Nolin? Kundėrshtarėt e tij, tė cilėve u printe Gurazezi si editor, e sulmuan Nolin nė mė shumė se njė herė nė ēdo numėr tė gazetės qė gjatė kėtyre viteve dilte dy herė nė javė. Kulmi i sulmeve arrin nė vitin 1930. Kthimi i Nolit sėrish nė Amerikė e gjeti Diellin tė inatosur e tė armatosur me armė tė rėnda dhe sulmet qenė tė ashpra, ku nuk munguan as akuzat,as fyerjet.Herė mė shėnime editoriale, herė me Letra nga kėndonjėsit, herė me mbėshtetje tė editorit,Noli u kthye nė njė tabelė qitjeje,ku provonin penėn kush tė mundėte. Me tituj bombastikė Noli sheq dorė nga gjakderdhjet(Editorial i numrit tė 16 majit 1930), Inat prej mushke, editorial me 20 maj-1930, pėr tė vazhduar me Letra nga kėndonjėsit-Nuk i kemi punėt mirė me Nolin, Intrigat e Nolit, editorial 27 maj 1930; Thotė se nuk ėshtė bolshevik, Lėverja e Vjenės dhe Noli etj. As mė pak e as mė shumė, Noli kritikohet ashpėr dhe konsiderohet si armik i Shqipėrisė. Edhe pse nė kėtė periudhė,Dielli nuk boton reagimet e kundėrshtarėve, me 27 maj ai i bėn thirrje Nolit tė pėrgėnjėshtrojė publikisht akuzat. Me 6 qershor 1930 botohet editoriali Qėndrimi i Vatrės.Nė tė shkruhet se ka pasė ca reagime nga pėrkrahėsit e Nolit (reagimet nuk janė nė gazetė), por ne sqarojmė se nuk kemi nonjė mėri personale me Nolin dhe nuk e kundėrshtojmė si armik personal, por e kundėrshtojmė si armik tė Shqipėrisė. Dhe pasi masakrohet kryezoti i Vatrės, vjen dhe njė shkrim tjetėr, ku ai sulmohet edhe si figurė fetare. Artikulli e ka titullin Fantazma, qershor 1930. Po nė tė njėjtin numėr botohen edhe katėr letra nga kėndonjėsit,ku tre janė me pseudonime dhe vetėm njėra ka emėr, dhe ky ėshtė kryetar i degės sė Vatrės, ēami Veip Demi. Noli nuk denjon tė shkruaj nė Dielli si kundėrpėrgjigje, por ka zgjedhur gazetat e veta, qė e pėrkrahin dhe meshat, ku i mblidheshin shumė besimtarė, pėr tė dhėnė opinionet e tij pėr ēka shkruante Dielli. Dhe si pėr tu vėnė kapak akuzave, Noli, sqarimet i jep nė njė intervistė, qė i dha gazetarit tė gazetės Boston Globe me 19 qershor 1930, qė natyrisht u komentua me ironi nga Dielli, qė e pėrfoli intervistėn nė numrin e vet tė 20 qershorit 1930 me titullin sarkastik: Bolshevik-Republikan. Gazetari amerikan,informon Dielli e ka pyetur Nolin nėse bėn propagandė politike nė kishė, siē e akuzon Dielli, apo jo? Noli ka thėnė se ky ėshtė misioni i rikthimit tė tij nė Amerikė, propogandė me anė tė fesė. Kur gazetari e ka pyetė se pėrse nuk i pėrgėnjeshtron akuzat qė shtron Dielli pėr marrdhėnie me bolshevikėt? Noli ėshtė pėrgjigjur se Bolshevizma ishte njė shaka pėr tė, dhe se kėtė gjė e bėjnė tė gjithė nė Evropė. Pastaj, Noli i ka thėnė gazetarit:Unė jam Republikan.Po njė republikan ėshtė kurdoherė bolshevik pėr njė monarkist. Akuza hidhej pėr pozitat e Diellit nė favor tė Mbretėrisė nė kohė mungesėn e Nolit dhe nė kohėn e fushatės kundėr tij pas kthimit. Pas kėtij pohimi tė Nolit vjen komenti i Diellit: Dmth,nė kėtė mes Noli tregohet si Bolshevik-Republikan dhe ruhet si ajo dhelpra plakė, qė tė mos bjerė nė trap; kur ėshtė nė Evropė e deklaron veten Bolshevik dhe punon sheshit pėr bolshevizmin, dhe tani qė ėshtė nė Amerikė, gėnjen amerikanėt dhe u thotė se ėshtė republikan sepse e di se Amerika i ndjek bolshevikėt. Kėto polemika vazhduan gjatė dhe e mbajtėn tė ndezur konfliktin mes pėrkrahėsve tė Nolit dhe kundėrshtarėve tė tij. Polemikat qė sollėm nuk e errėsojnė ikonėn e shqiptarėve tė Amerikės, krijusine Kishės Autoqefale Shqiptare, krijuesin e Diellit dhe ideatorin e Vatrės, por si tė gjithė shqiptarėt e tjerėt edhe ai kishte mangėsitė e veta, prandaj duhet studiuar nė kompleks. Balaca anon nga Noli iė, qė i dha aq shumė Shqipėrisė. Dielli ėshtė i pasur me replika. Natyrisht qė nuk ishin vetėm polemikat pėr Nolin, qė mbushnin faqet e Diellit. Me kritika tė ashpėra ėshtė siluruar edhe ish editori i Vatrės Kostė Ēekrezi, ose ish kryeministri Koēo Kota, pėr tė mos harruar edhe krijusin e shtetit tė pavarur shqiptar, Ismail Bej Vlorėn, e tė tjerė. Edhe pse polemikat shkaktonin njė situatė tė nderė dhe e mbanin konfliktin tė ndezur, ato i dhanė nerv Diellit, qė mezi pritej nga lexuesit. *** Thusjse tė gjithė editorėt i hapėn faqet e Diellit pėr polemika dhe kritikat, qė preknin si vatranėt e thjeshtė ashtu dhe arkitektėt e Vatrės, qė nga editori i parė, At Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Efthim Natsi, Kristo Dakua, Paskal Aleksi, Deniss Kamburi, Kosta Chekrezi, Bahri Omari, Andon Frashėri, Aqile Tasi, Refat Gurazezi, Nelo Drizari,Petraq Tiko, Qerim Panariti (ky i fundit nė janar 1944- edhe 49, fitoi dhe njė ēmim tė tretė nė njė konkurs mbarėbotėror mė 1947, qershor, ku morėn pjesė 1000 gazeta nė gjuhė tė huaj), por nga ana tjetėr gazetėn e ka kaluar majtas. Nė fakt Dielli u konceptua si njė gazetė e lirė, qė kur nisi udhėn me 15 shkurt 1909 si e pėrjavshme nėn editimin e Nolit, dhe mė 11 mars 1912, kur u bė pronė e Vatrės, dhe nisi tė dalė dy herė nė javė, apo me 18 nėntor 1914, kur nisi tė botohet tri herė nė javė, dhe mė 9 nėtor 1915, kur nisi tė dalė e pėrditshme; nė kohė tė mėvonshme, pėrfshi dhe vitet e tanishme, ka pasė probleme e ndėrprerje dhe e ka humbur rregullsinė e botimit. Gjithėsesi gazeta e mbajti tė ndezur shpirtin atdhetar tė vatranėve dhe vatranėt e mbajtėn gjallė Diellin, dhe siē pohon Nelo Drizari, njė ndėr editorėt mė elokuent tė Diellit,(folesi i parė dhe ish shefi i parė i seksionit shqip tė Zėrit tė Amerikės mė 1942), njė ndėr studentėt e parė shqiptar tė gazetarisė nė Universitetin e Kolumbias, tė cilin e pėrfundoi nė moshė 26 vjeēare, piktor dhe letrar, gjuhėtar e studius, autor i fjalorit anglish-shqip dhe shqip anglisht, dhe librit "Shqipja e folur dhe e shkruar. Doracak praktik", qė nė njė shkrim kushtuar Faik Konicės,pohon se nė kohėn mė tė mirė gazeta ka pasur njė tirazh qė i kalonte mė shumė se 10 mijė kopjet dhe lexohej nė mė shumė se 15 mijė lexues. *** Ndikimi i Diellit qe i drejtėpėrdrejtė nė shtypin e kohės, qoftė atė qė dilte nė mėrgim, qoftė nė shtypin brenda Shqipėrisė. Dielli jepte dhe merrte me gazetat qė botoheshin nė Shqipėri apo nė emigracion, shpesh dhe replikonte ashpėr, ashtu siē replikonte kur prekeshin interesat kombetare nga shkrime te keq informuara nė gazetat mė nė zė tė Amerikės, si The New York Times apo Boston Globe. Pyetja shtrohet se si ndikonte Dielli tek gazetaria shqiptare e paraluftės, ku Amerika me Shqipėrinė janė mijėra kilometra larg? Nė fakt kush ka shfletuar Diellin ka gjetur gjurmėt e udhėtimit tė gazetės nė Shqipėri. Gazeta shkonte edhe nė vendlindje pėrmes dy rrugėve; Sė pari, pėrmes abonimeve dhe sė dyti shitjeve nė treg.Kishte dy pika tė mėdha shitjeje tė Diellit nė Shqipėri, nė Korēė dhe nė Tiranė, qė tė dy kėto qytetet kanė pasur edhe korrespondentė tė rregullt tė Diellit; ishte Milto Gurra nė Korēė dhe Xoxa nė Tiranė. Korēa e kishte korrespondentin e saj, qė mė 1909, kur Dielli kishte nisė tė botohej pėr sė pari, porn ė vitin 1928 me vendim tė Kuvendit ai nisi bashkėpunimin me pagesė. Gjurmėt e bashkėpunimit i gjejmė pėrgjatė viteve 20 dhe mesvitet 30. Shumė vatranė kur ktheheshin nė vatrat e tyre nė vendlindje,e tėrhiqnin Diellin me vete, veē kėsaj kishte edhe abonentė tė tjerė atje , qė u dėrgohej gazeta qė nga Amerika.Nė faqet e Diellit gjejmė jo rrallė shqetėsime tė editorit e menaxherit si dhe tė kryesisė sė Vatrės pėr rastet kur posta shqiptare nuk e kryente mirė shėrbimin dhe vatranėve nė Shqipėri u vonohej ose nuk u shkonte pėr shumė kohė gazeta. Raste tė shqetėsimeve tė tilla i hasim nė koleksionet e gazetės sė viteve 1928-1929. Veēojmė njė nga kėto shqetėsime tė botuar nė numrin e Diellit qė doli mė 18 maj 1928:Njė lutje postės sė Shqipėrisė!-titullohet komenti, nė tė cilin ndėr tė tjera shkruhej: Shumė anėtarė tė Vatrės tė ndodhur nė Shqipėri dhe shumė abonentė tė tjerė, na janė qarė se Dielli nuk u vete nė rregull dhe se shumė herė nuk e marrin gazetėn fare.Kėta kanė arsye tė besojnė se parregullsitė ngjajnė nė zyrat lokale tė postės. Zyrtarėt kompetentė janė tė lutur ta marrin kėtė ēėshtje nė kujdes tė tyre, pėrfundon komenti vėzhgues. Ankesa tė tilla gjejmė edhe nė koleksionin e viteve 1930-35. Dielli kishte rubrika tė veēanta pėr tė sjellė shkrimet e gazetave tė Shqipėrisė pėr lexuesit e vet.Kryesisht gazeta e vatranėve nė vitet 20 kėmbente lėndė me gazetėn Demokratia nė Gjirokastėr,Zėri i Korēės nė Korēė, Shekulli i Ri dhe Oshėtima e Adriatikut nė Durrės,Gazeta e Re nė Tiranė etj. Njė nga cilėsitė e Diellit tė para Luftės sė Dytė Botėrore, ishte e maturia dhe saktėsia nė pėrcjelljen e informacionit.Gazeta ruante standardin e profesionalizmit duke cituar burimin e informacionit.Ishte kjo njė nga arsyet qė Dielli kishte emėr tė mirė dhe kishte fituar besimin e lexusėve jo vetėm kėtu nė SHBA, Kanada, Argjentinė, Australi, por edhe nė Shqipėri. Rubrika e letrave tė kėndonjėsve ishte tepėr interesante dhe me njė gjeografi tė pasur qė shtrihej nga SHBA, Kanada, nė Shqipėri e Australi, Argjentinė e Itali, kudo ku kishte shqiptarė. Edhe korrespondencat jashtė Amerikės sjellin ngjarje interesante. Pėr hapjen e njė rruge nė Kurvelesh apo nė Voskopojė kanė vazhduar diskutimet pėr tre muaj dhe vinin letra nga krahinat e vendlindjes, ēka tregon besimin e madh qė kishin lexuesit tek gazeta se ajo do tė ndikonte nė zgjidhjen e shqetėsimeve tė tyre tek qeveria. Nė vitet 1926-1939 Dielli ka pasur njė qėndrim tė patundur nė mbrojtjen shtetit dhe e regjimit tė Mbretit Zog dhe ka promovuar marrdhėnie miqsore mes Italisė dhe Shqipėrisė, por kishte dhe raste qė nuk i kursente kritikat apo polemikat pėr probleme qė nuk shkonin. Gjatė ėshtė polemizuar edhe me ligjin e Qeverisė Shqiptare qė ndaloi pėr njė kohė emigrimin e femrės shqiptare,qoftė edhe kur ato kishin tė fejuarit apo burrat jashtė (1928). Pas Traktatit tė Miqėsisė mes ShBA dhe Shqipėrisė, problemi merr zgjidhje nė favor tė femrave dhe Dielli duartrokiti tėrheqjen e Qeverisė dhe tė Parlamentit shqiptar me njė shėnim editorial. Dielli kishte korrespondentė dhe abonentė edhe nė mėrgatėn shqiptare nė Australi, Argjentinė, Kanada, madje kėtu kishte abonentė massive, ngaqė kishte dhe degė tė Vatrės. Edhe nga kolonitė vinin letra dhe korrespondenca. Kėshtu psh nga emigrantėt korēarė, qė jetonin nė Australi, nė fillim tė viteve 30, botoheshin letra-lutje qė bashkatdhetarėt e asaj krahinė tė mos merrnin kotė rrugėn e stėrmundimshme se kontineti i largėt po vunate krizėn e papunėsisė. Korrespondencat sillnin dhe lajme tė mėrgatės shqiptare nė Botė. Psh njė korrespondencė nga Argjentina flet pėr njė ekspeditė interesante tė tre shqiptarėve, qė kishin vendosur tė eksplornin vendet e Amerikės sė Jugut dhe Amerikės qendrore e mė pas atė tė Veriut. Bashkėpunėtori i ndjek nga afėr guximtarėt shqiptarė siē i quan ai, tė cilėt u pritėn deri edhe nga presidenti i Uruguajt apo personalitetet e Argjentisė dhe kur komuniteti shqiptar nė Buenos Aires, kishte organizuar njė pritje tė ngrohtė dhe kishte mbledhur njė shumė prej 126 dollarė nė ndihmė tė tyre. Ekspedita pėrbėhej prej njė shqiptari nga Gjirokastra dhe dy nga Korēa, tė cilėt vunė nė lėvizje median gjatė vitit 1928 me aventurėn e tyre. *** Dielli i ka festuar rregullisht pėrvjetorėt e vet jubilarė. Gjashtėdhjetė vite tė shkuara, tek festohej vitlindja e dyzet e Diellit , komisioni organizativ konstatonte se Dielli, mund tė thuhet pa frikė se mban rekordin e njė gazete liberale me tė tėrė kuptimin e fjalės.Gazeta ka qenė e lirė dhe nė shėrbim tė shqiptarėve. Dielli pėr shqiptarėt e Amerikės ka qenė njė shkollė e veēantė. Shumė nga kėndonjėsit e saj e kanė mėsuar gjuhėn shqipe nga Dielli., shkruhej nė buletinin jubilar. Theksojmė se 40 vjetori i Diellit, ashtu si edhe 100 vjetori i sivjetėm, nuk u shėnua me 15 shkurt, kur e kishte nė fakt ditėlindjen e saktė, por me 14 tetor 1949. E njėjta gjė ndodhi edhe nė festimin e 60 vjetorit tė gazetės, nė vitin 1969. Ky pėrvjetor u shty deri nė 28 nėntor 1969, por ishte tepėr madhėshtor dhe zgjati tre ditė., ku u organizua sesioni shkencor e ceremoni tė veēanta, ku morėn pjesė albanologė tė njohur, studius dhe intelektualė tė spikatur. Ky pėrvjetor u projektua qė dy vite mė parė (1967) nga drejtuesit e Vatrės, dhe u la nė kėtė datė pėr tė pėrkuar me Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atmosferėn e kėtij pėrvjetori, Martin Camaj, pjesmarrės nė ceremonitė festive, do ta pėrjetėsontė pėrmes njė botimi special tek Shejėzat nė numrat 12-13 , tė vitit 1969. Nė sesionin e parė, tė zhvilluar me 28 nėntor, tė drejtuar nga Dr. Hamdi Uruēi, u pėrcollėn kumtesat e pėrgatitura nga studiuesit. Nė mjediset e American Hotel, ku u zhvillua sesioni shkencor,u hap edhe njė ekspozitė e pėrbashkėt e dy mjeshtrave tė pikturės,Ibrahim Kodra dhe Lin Delia. Atmosfera ka qenė tepėr festive dhe shqiptarėt janė mbledhur nga tė katėr anėt e botės siē shprehej Camaj (me pėrjashtim tė Shqipėrisė sė izoluar). Njė ceremoni madhėshtore ėshtė zhvilluar nė paradrekėn e 29 nėntorit nė Katedralen Saint Patrick tė Nju Jork-ut, tė mbushur plot e pėrplot me shqiptarė dhe arėbreshė. Mesha ėshtė dhėnė nė gjuhėn shqipe.Asistonin vetė Kardinali Cooke dhe peshkopi Stefan Lasko. Monsinjor Zef Oroshi,famulltar i komunitetit katolik shqiptar nė SHBA, mbajti lutjen e rastit. Parada qė u zhvillua me atė rast ka qenė madhėshtore. Natyrisht qė ky informacion nuk ėshtė i ri, ėshtė botuar edhe nė Albumin special qė bėri Vatra asokohe. Parada ishte mijėra vetėshe. Shqiptarėt e Amerikės dhe arbėreshėt e ardhur nga Italia parakaluan nė Rockfeler Center nė mėnyrė madhėshtore, me kostume kombėtare tė Shqipėrisė dhe arbėreshėve. Dhe kemi ardhur nė 100 vjetorin e sotėm tė Diellit. Njė 100 vjetor paksa i heshtur, pa vetė Diellin, sikur ngjason me njė dasėm pa dhėndrrin. Natyrisht qė nuk ėshtė e drejtė qė Dielli tė ndėrpresė botimin, por kjo para sė gjithash i takon vetė Vatrės ta gjykojė. Qarjet qė kanė nisė tė bėjnė disa nėpėr internet apo gazeta pėr mbylljen e Diellit, nuk sjellin zgjidhjen e shqetėsimit. E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė tė kontribuojmė pėr ta bėrė Diellin qė tė ndriēojė sėrish. Dhe unė shpresoj dhe besoj se pas kėsaj konference shkencore,Dielli do tė ringjallet,e kundėrta do tė jetė e dhimbshme. Unė besoj nė fjalėn e kryetarit tė Vatrės, z. Agim Karagjozi se Dielli do tė rinisė sėrish rrugėn e tij tė botimit. Shpresat i shton dhurimi bujar i kryetarit tė Shoqatės Ēamėriaz. Ahmet Xhafo, qė bėri dhuratėn e parė njė mijė dollarėshe, apo ndjekja e shembullit tė tij me tė njėjtėn shumė prej z. Lekė Gojēaj dhe gatishmėria e tė tjerėve. Kėtu nė sallėn e konferencės kushtuar 100 vjetorit tė Diellit, dhe jashtė saj, ka shumė burra dhe gra bujare qė nuk do ta lėnė Diellin tė shuhet! Unė shpresoj! |
