
|
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES |



|
|









|
Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Faik KOnices, Dega e New York– New Jersey te VATRES, organizuan nje seminar studimesh me bashkepunim me Institutin e Studimeve Shqiptare te Universitetit te Romes. Punimet e ketij seminari u edituan per botim nga Edward Licho |
|
Bethoveni dhe Revolucioni Frances eshte perpjekja e pare letrare qe lidh Bethovenin dhe Revolucionin Frances qe shenon ideologjione politike te muzikantit te shquar. Idealet e ngjarjes se madeh historike ishin ato qe shtyne Bethovenin te shkruaje disa prej kryeveprave te tij, midis te cilave edhe Simfonine e trete, Simfonine e Nente dhe Oprean “Fidelio”. Noli ne rolin e tij si historian dhe muzikant, jep fakte te dokumentuara per nuancat ideologjike te muziks se Bethovenit. |
|
Shqiptaret, te Mbijetuarit e Harruar te Europes i shkruar nga gazetari dhe analisti i BBC Anton Logoreci pershkruan Shqiperine e izoluar nga jeta politike dhe kulturore boterore gjate regjimit komunist . Ai pershkruan me detaje Shqiperine qe nga pushtimi Otoman deri tek influenca e madhe Kineze ne Shqiperine Komuniste teresisht e izoluar nga bota.Ai analizon me detaje jeten ekonomike dhe politke te Shqiperise dhe pasojat qe vendi vuan si shkak te politkes izoluese te regjimit komunist qe e mbylli Shqiperine me boten per gjysem shekulli. Anton Logoreci e filloi edukim e tij ne shkollen amerikane teknike ne Tirane dhe ne Londer perfundoi Universitetin per Ceshtje politike dhe ekonomike. Ai filloi te punonte per BBC gjate luftes se dyte boterore dhe vdiq ne Londer me 1991.Shqiptaret, te Mbijetuarit e Harruar te Europes u botua ne Londer me 1977
|
|
Korrespondenca e zgjedhur e Faik Konitces eshte nje permbledhje e letekembimeve te patriotit dhe akademikut shqiptar. Ky vellim u redaktua nga Bejtulla Destani dhe iu be parathenia nga Robert Elsie. Ne kete liber qe eshte shkruar i gjithi ne gjuhen angleze jane letra kembimet dhe fjalime te patriotit dhe akademikut Konitca qe ka bere per krijimin dhe ruatjen e shtetit shqiptar |
|
Vellimi "Albumi" eshte nje perbledhje e puneve te hiresise se tij Peshkop Fan.S Noli prej 40 vjetesh gjate periudhes qe ai kaloi ne SHBA. "Albumi" perfshin pjesen me te madhe te poezive qe Hiresia e tij Peshkopi Fan S Noli ka shkruar gjate kesaj periudhe. "Albumi" u botua ne vitin 1948 ne Boston Massachusetts nga Federata Panshqiptare Vatra. |
|
Revista Albanica eshte nje botim periodik i kerkimit dhe kritikes albanologjike e cila ne pravere te vitit 1991 i dedikoi nje numer te posacem autorit te shquar Martin Camaj me shkrime te nga Francesko Altimari, Mateo Mandala, Arshi Pipa, Anton Logoreci etj. Materialet e kesaj reviste periodike qe botohet ne New York jane ne disa gjuhe si anglisht, shqip gjermanisht , italish dhe frengjisht. |
|
Nje nga Veprat me te fameshme te autorit Martin Camaj romani RATHE eshte gjithashtu pjese e biblotekes se VATRES. Romani u botua ne vitin 1978 ne Mynih te Gjermanise. |
|
Sipas autorit Peter Ktona kjo broshure nuk eshte historia e Federates Panshqiptare VATRA, pasi per te thekson ai duhen vellime te tera. Kjo broshure vazhdon ai eshte lidhur me perpjekjet , vuatjet dhe shpresat per fitoren e pavarsise kombetare. Kjo broshure per Ktonen ka dy qellime. Se pari tu permend te rinjve amerikane me preardhje shqiptare , vepren e shkelqyer patriotike dhe sakrificat e prinderve te tyre per Atdheun e shume vuajtur.Se dyti eshte qe tu behet e njohur emigranteve te rinj shqiptare ne Amerike te pas luftes qe dijne pak ose aspak per ndihmen e madhe morale dhe materiale qe dha VATRA per Lirine e Atdheut dhe shpetimin e shtetit te sapolindur. |
|
Ky liber i botuar ne vitin 2000 tregon me detaje dhe foto punen e madhe qe ka bere LDK dega ne SHBA per clirim dhe pavarsine e Kosoves. Ky liber tregon sensibilizimin e politikes amerikane per njohjen reale te situates kriminale te regjimit serb ne Kosove. Libri "Historia e nje Levizjeje" paraqet me fakte punen e madhe te LDK-se gjate luftes ne Kosove dhe kontributin e madh qe dha per te krijuar atmosferen e pershtatshme politike ne SHBA ne favor te luftes per liri te Kosoves. |
|
Historia e Federates VATRA e autorit Refat Xh Gurrazezi nis nga koha e ardhjes se emigranteve shqiptare ne SHBA dhe fillimet e levizjes kombetare ne gjirin e tyre dhe vjen deri ne vitin 1925 ,tek qendrimi i VATRES ndaj ngjarjeve te vitit 1924 ne Shqiperi. Autori Gurrazezi ka qene per nje kohe te gjate anetar i VATRES dhe editor i gazetes Dielli. |
|
Libri "Poem Kosovar" eshte ribotuar nga Petraq Ktona. Nepermjet ketij libri paraqitet shkurtimisht jeta dhe puna e autorit Dhimiter Pasko(Mitrush Kuteli). "Poem Kosovar" u shkruaj nga Dhimiter Pasko ne vitin 1944. |
|
Ky vellim eshte nje version i anglisht i poezise Bageti e Bujqesi te te madhit Naim Frasheri ne gjuhen angleze. Ky version anglisht i "Bageti e Bujqesi" u perkthye ne anglisht dhe u redaktua nga Prof. Ali Cungu. Avantazhi me i madh i versionit anglisht te poezise se Naimit Frasherit eshte qe te mbaje gjalle ndjenjen kombetare mes pasardhesve te emigranteve shqiptare qe kane ardhur shume vite perpara ne SHBA.Ky vellim u botua ne NY me 1981. |
|
Autori, Z.Beqir Meta eshte studiues ne Insitutin e Historise ne Akademine Shqiptare te Shkencave. Ne vitin 1993 ai fitoi graden Doktor i Shkencave Historike. Permes intesifikimit te veprimtarise shkencore botuese, ai eshte nje nga specialistet e rinj te spikatur te Historise se Shqiperise. Libri "Federata Panshqiptare Vatra" eshte nje studim i pergatitur ne vitet 1990-1997 dhe perben nje kontribut te ri me vlera per histografine shqiptare dhe pershkruan periudhen me aktive te kesaj organizate datuar nga 1912 deri me 1920 qe eshte ruatja dhe mbrojtja e shtetit te ri shqiptar Ky liber u publikua ne vitin 2002 dhe u sponsorizua nga Federata Panshqiptare Vatra. |
|
|
|
Bibloteka e Federates Pan Shqiptare VATRA eshte shume e pasur me vepra te autoreve shqiptare dhe te huaj. Shumica e librave qe ndodhen ne kete bibloteke jane sponsorizuar nga vete VATRA dhe perbejne nje pasuri te madhe Kombetare. Roli i VATRES persa i perket perhapjes se kultures sone kombetare ka qene dhe vazhdon te jete shume i rendesishem. Ne kete faqe te website ne po paraqesim nje pjese te vogel te pasurise se librave qe ka bibloteka e VATRES. |
|
“The Albanian Struggle in the Old World and New” eshte nje studim I Project Federal te Shkrimtareve sponsorizuar nga administrate e Massachusetts. Ky liber u publikua ne vitin 1939 ne bashkepunim me Albanian Historical Society ne Massachusetts. Ky liber shpjegon ardhjen e Shqiptareve ne Amerike ne fillim te shkekullit 20-te the perpjekjet e tyre per tu integruar ne shoqerine amerikane si dhe kontributin e madh qe dhane per krijimin dhe ruatjen e kombit dhe shtetit te ri Shqiptar. Libri eshte ne gjuhen angleze. |